Ish-deputetja demokrate, Aban Vokshi, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama një shfrytëzue grash, referuar largimit të drejtorëve në Shkodër, të cilët sipas kreut të qeverisë, do të zëvendësohen me gra e vajza.


Vokshi shkruan në ‘Facebook’ se Rama ka zhytur në mjerim gratë shqiptare, duke mos iu dhënë asnjë mundësi punësimi, si dhe iu ka shkaktuar dhimbjen e jetës 290 mijë nënave që nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre me bukë.


“Edi Rama, kurrë nuk foli për dhunën në rrugë, shtëpi, administratë ndaj grave; as për mijëra gratë e dhunuara apo për 100 gratë e vrara nga dhuna në familje në 4 vitet e fundit. Por sot, në ditën e tij më të zezë, mendoi t’i përdorë përsëri gratë, për të manipuluar e mbuluar dështimin, vjedhjen grabitjen, mashtrimin që u bëri tash 6 vjet shqiptarëve”, shkruan Vokshi.


Mesazhi i Vokshit:

Edi Rama, ky shfrytëzues i grave!! Edi Rama nuk la trafikant e përdhunues femrash pa promovuar në parlament, Qeveri e Bashki. Edi Rama hoqi, duke i shantazhuar e kërcënuar edhe me jetë, gratë nga listat e kandidatëve për deputetë dhe futi trafikantët në Parlament.

Edi Rama zhyti në mjerim gratë shqiptare duke mos i dhënë asnjë mundësi punësimi. Edi Rama u shkaktoi dhimbjen e jetës 290 mijë nënave që nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre me bukë. Edi Rama rihapi plagën e rëndë të emigrimit qindra mijëra grave që sot enden rrugëve të Europës e jetojnë si azilkërkuese në kushtet më të mjerueshme.

Edi Rama, kurrë nuk foli për dhunën në rrugë, shtëpi, administratë ndaj grave; as për mijëra gratë e dhunuara apo për 100 gratë e vrara nga dhuna në familje në 4 vitet e fundit. Por sot, në ditën e tij më të zezë, mendoi t’i përdorë përsëri gratë, për të manipuluar e mbuluar dështimin, vjedhjen grabitjen, mashtrimin që u bëri tash 6 vjet shqiptarëve. Edi Rama po heq sot disa drejtorë burra që kanë vjedhur, abuzuar e një pjesë duhet të ishin në burg, e thotë se do vendosë gra drejtoresha.

Pa i hyrë fare cështjes ligjore, sepse ligji as nuk respektohet e as nuk zbatohet në Qeverinë e Edi Ramës, një gjë është e sigurt: edhe gratë “drejtoresha” nuk do përzgjidhen nga arsimimi, eksperienca, integriteti apo përkushtimi… Me shumë gjasa, ato do jenë si Elisa e 5 milionë eurove në dogana, do jenë fasada e vjedhjeve dhe grabitjeve të rradhës të Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Pa larguar Edi Ramën, gratë asnjëherë nuk do të jenë të vlerësuara, të respektuara. Pa larguar Edi Ramën, e keqja thjesht mund të fshihet përkohësisht pas fasadës por sërisht do jetë aty dhe më e rëndë se më parë. #RamaIK

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb