Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka falëderuar qytetarët shkodranë, që sipas saj, i dhanë përgjigjen e merituar përmes braktisjes totale qeverisë së Edi Ramës.

Ademi shkruan në “Facebook” se shkodranët kaluan sot një ditë të vështirë përballë një shtetrrethimi, mbështetur nga strukturat kriminale.

Më tej, ajo shton se shkodranët e bojkotuan masivisht diktaturën, duke i dhënë shpresë dhe zemër gjithë Shqipërisë.
Mesazhi i Ademit:

#FALEMINDERIT #MIRENJOHJE #RESPEKT! Të dashur bashkëqytetarë! Kemi kaluar një ditë të vështirë! Përballë një shtetrrethimi, i mbështetur edhe nga struktura kriminale, ia kemi dalë ti trëgojmë regjimit se NE jemi shumica, ne jemi QYTETARËT e SHKODRËS që me shumë qytetari, i dhamë përgjigjen e merituar përmes BRAKTISJES totale!

Sot nuk ishin votime, ky ishte REFERENDUM! Shkodranët, nga Thethi në Velipojë, nga Zogajt në Gurin e Zi, e bojkotuan masivisht diktaturën! Shkodra qëndroi, nuk u nënshtrua, duke i dhënë zemër dhe shpresë gjithë Shqipërisë, ashtu si në vitin 1990!
Ky është lajmi i ditës!

Rilindja detyroi me anë të presionit qindra persona të votonin por nuk ia doli dot! Pa llogaritur votat e pavlefshme, të cilat janë të shumta si kurrë më parë! #AsnjeHapPas #BashkeIaDalim #ShkodraNukPerkulet #BetejaPerDemokraciVazhdon #ShqiperiaSiEuropa

Ademii
Ademii

(BalkanWeb)</strong

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb