SHKODËR

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë mbrëmë dhe në orët e para të ditës së sotme, kanë shkaktuar përmbytje në Shkodër.

Në këto pamje të transmetuara në “News 24”, shikohet qartë se qyteti është zyrtarisht nën “pushtetin e ujit”.

Edhe në qendër të qytetit ka reshje shiu në disa centimetra, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Situata është problematike thuajse në çdo lagje e rrugicë të qytetit verior. Nga pamjet, mund të shihet qartë se dhe rrugica pranë shtëpisë së kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, është totalisht e mbuluar nga uji.

Ndërkohë Emergjencat Civile kanë dhënë informacion të detajuar, në lidhje me reshjet e shumta të shiut që kanë rënë në Shkodër.

Njoftim nga Emergjencat:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA  SHKODËR

Nr._____ Prot                                                                            Shkodër, më  11.02.2021

Ora 08:30

Lënda:  Informacion mbi situatën e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, datë 11.02.2021,ora 08.30

INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR

SHKODËR

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 11.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.96 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 18cm.
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 9.15 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 20cm.
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.60 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 20cm.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 5030 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 1040 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 3595 Ha
  3. Grurë 225 Ha
  4. Bimë Dekorative 117 Ha
  5. Pemtore 50 Ha
  6. Serra 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 140 cm.
  2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 100cm.
  3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
  5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
  • Tokë e pakultivuar 220 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 980 Ha
  • Grurë 50 Ha
  • Pemtore 40 Ha
  • Bimë dekorative 7 Ha
  • Serra 3 Ha
  1. Shtëpi të përmbytura 4.
  2. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 2.5m.
  3. Rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.
  4. Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.
  5. Eshtë vështirësuar gjëndja nga përmbytjet në lagjen Gallube, fshati Oblikë.
  6. Eshtë vështirësuar gjëndja nga përmbytjet në lagjen Xhakaj, Kurtaliaj, fshati Muriqan.

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1800 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar 360 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 1230 Ha
  • Grurë 100 Ha
  • Bimë dekorative 110 Ha
  1. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 150 cm.
  2. 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
  3. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
  4. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.

Nj.A.Velipojë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.

  • Tokë e pakultivuar 90 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 210 Ha
  1. Fshati Reç i Vjetër është që nga ora 22.00 pa energji elektrike.

Nj. A. Guri i Zi

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, konkretisht në fshtrat Kuç, Guri i Zi dhe Rrencë.

  • Tokë e pakultivuar 10 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha
  • Grurë 5 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

  • Të pakultivuara 200 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe  730 Ha
  • Grurë 70 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

  1. 25 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).

4.Rruga Malsorët e Mullinit me gjtësi rreth 150 m, ka prezencë uji rreth 50-60 cm.

5.Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi dhe Malsorët e Mullinit.

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

  • Tokë e pakultivuar 160 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 430 Ha
  • Pemtore 10 Ha

Lagje Nr.1

Eshtë përkeqësuar ndjeshëm situata nga përmbytjet në zonen e Livadheve.

Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë presence uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa ( 3 familje zona e livadheve), (2 familje zona e ish Zukthat).

Lagje Nr.4

Eshtë përkeqësuar ndjeshëm situata nga përmbytjet në lagjen Ajasëm. Si pasojë e përmbytjeve nga rreshjet e shiut, 2 familje kanë prezencë uji në banesa dhe 8 familje kanë prezencë uji në oborre.

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-SITUATË EMERGJENTE.KËRKOHET MBËSHTETJE ME BAZË USHQIMORE, SASIA 640 TON PËR GJËNË E GJALLË (KONCENTRAT) PËR NJ.A. ANA E MALIT, DAJÇ DHE RRETHINA.

K R Y E T A R

Voltana  ADEMI

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: