Shkodra po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për turistët gjatë festave të fundvitit. Me një atmosferë magjike, mikpritje të ngrohtë dhe aktivitete festive, qyteti ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Turistët shprehen entuziastë për bukuritë dhe organizimin e qytetit nga Bashkia Shkoder.

‘E mrekullueshme, absolutisht e bukur, familjare, mund te dallosh kulturën në rrugët në qytet, është vërtete mirë, me siguri do rri dy dite dhe është vërtet këndshëm’ thotë njëri nga turistët.

‘Eshtë e mrekullueshme, super mikpritëse, pushimet shume festive, është një qytet shume ë bukur, super mikpritës, super festiv dhe të gjithë jane shumë të sjellshëm. Ne e duam. Njerëzit padyshim duhet te vijnë këtu, është një vend i mrekullueshëm per te kaluar pushimet’, shprehet një tjetër.

Gjithashtu, qyteti ka fituar zemrat e atyre që e vizitojnë për herë të parë teksa ftojnë dhe te tjerët ta vizitojnë….

Shkodra po e prezanton veten si një destinacion tërheqës, ku organizimi i festave dhe aktiviteteve kulturore ka bërë diferencën. Bashkia Shkoder po vendos një standard të ri për turizmin gjatë sezonit të dimrit, duke u bërë një nga pikat më të frekuentuara për fundvitin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb