Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një vizite në Shkodër, komentoi paraqitjen e ish-kryebashkiakut demokrat Bardh Spahia në SPAK dhe akuzoi kryebashkiakun aktual socialist, Benet Beci.

“Zoti Spahia na nderon. Ai ka zbatuar ligjin dhe ka mbrojtur kodin e një zyrtari që nuk pranon delinkuentë në administratë. Ky proces na bën nder të gjithëve,” deklaroi Berisha.

Duke iu referuar Becit, ai tha se “shumë shpejt shkodranët do të mësojnë çfarë përfaqëson kryebashkiaku i Dobraçit” dhe se ekziston një “dosje e rëndë” për të, me të cilën sipas tij, Edi Rama e mban peng.

Berisha përsëriti se PD është kundër “politikës së pengjeve” dhe premtoi zbardhjen e fakteve për qeverisjen në Shkodër.

“Zoti Bardh Spahia na nderon. Zoti Spahia na nderon. Shumë shpejt shkodranët do marrin vesh kush është ai që i qeveris aty, çfarë përfaqëson kryebashkiaku i Dobraçit. Do e mësojnë shumë shpejt, ju jap fjalën që do e mësojnë çfarë përfaqëson Beci i Dobraçit. Bardh Spahia shkon në SPAK se ka zbatuar ligjin dhe ka mbrojtur kodin e një zyrtari që nuk pranon delinkuentë në administratë. Ai proces na bën nder të gjithëve ne. Ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin me të cilën e mban peng Edi Rama, por ne jemi kundër politikës së pengjeve”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb