SERBI-Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka kaluar një situatë jo të këndshme gjatë një vizite të tij zyrtare në Burkina Faso, pasi ka shfaqur probleme me shëndetin dhe ka përfunduar në spital. Dyshohet se ministri serb është helmuar nga mishi i dhisë që ka konsumuar në një restorant në vendin afrikan, shkruan media serbe, ‘Kurir’.

“Ai shpesh udhëton në vendet afrikane sepse është pjesë e një strategjie për të “zvogëluar” numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën”, shkruan me tej ‘Kurir’.

Problemin me shëndetin e ka pranuar edhe vetë ministri serb përmes një stautsi në Facebook.

“Isha i lodhur. Natyrisht unë hëngra diçka që trupi im nuk ishte i mësuar. Unë nuk e di se çfarë, ndoshta ushqim apo kush e di. Klima e Afrikës është e ndryshme. Nuk e di nëse kjo është për shkak të ndryshimeve klimatike ose të disa erëzave të forta. Është e vërtetë që unë kam qenë i rraskapitur për disa orë, por kur mora infuzionin, u bëra më mirë”, citohet të ketë thënë Daçiç.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: