FRANCE

Një modele është përballur me një situatë të sikletshme në Festivalin e Filmit në Kanë, ku punonjësit e sigurimit u përpoqën ta ndalonin të zbulonte veshjen e saj që përmbante një imazh të Krishtit me përmasa gjigante.

Edhe pse nuk dihet shkaku i debatit, besohet se sigurimi nuk ka dashur të shkaktojë asnjë polemikë fetare.

Modelja veshi një fustan që kishte foton e Jezu Krishtin dhe pozoi në tapetin e kuq gjatë mbërritjeve për shfaqjen e filmit jashtë konkurrencës “Le Cote de Monte-Cristo” në festivalin e filmit të mërkurën mbrëma (22 maj).

Në pamjet e publikuara, modelja duket e mërzitur kur sigurimi i festivalit tentoi t’i fshihte bishtin e fustanit duke ia mbuluar, ndërsa ajo ka reaguar ashpër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: