ELBASAN

Një 77-vjeçar është gjetur i pajetë në shtatin e lumit Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xibrrakë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i mbytur është gjetur shtetasi me inicialet N.P., 77 vjeç.


Nga hetimet paraprake dhe deklarimet e familjarëve rezulton se ky shtetas kishte shkuar për të peshkim dhe për pasojë është mbytur.


Të njëjtat burime thanë se nga këqyrja paraprake e kryer nga mjeku-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.
(ed.me/BalkanWeb)