Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar nga policia italiane me akuzën e dhunës në familje. Mediat italiane raportojnë se 35-vjeçari shqiptar u ndalua pasi kishte shkelur urdhërin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata, i cili e ndalonte t’i afrohej bashkëshortes.

Ngjarja ka ndodhur në Noale të Italisë, ndërsa shqiptari ka vendosur ta shpërfillë vendimin e dhënë nga gjykata. Siç thonë mediat italiane, ai ka shkuar në shtëpinë e bashkëshortes, pas dyshimeve se ajo ndodhej në shoqërinë e të dashurit.

Sapo e ka parë në derë, gruaja ka telefonuar menjëherë policinë. Sipas saj, ajo kishte jetuar prej vitesh në terror, si pasojë e kërcënimeve dhe dhunës së bashkëshortit të saj.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb