Përplasjes së studentëve të Ekonomikut me policinë e Shtetit, iu bashkua edhe deputeti i PD Luçiano Boçi, por ai nuk u pranua edhe pse tha se është aty për të larguar policinë nga Fakulteti.


Ata i kërkuan të dilte jashtë ambjenteve të Fakultetit Ekonomik sepse nuk donin që ngjarja të politizohej.



“Vazhdoni jashtë, na mirëkuptoni.Ju lutem vazhdoni jashtë.Nuk ndihemi të përfaqësuar nga asnjë deputet i Kuvendit. Largohuni!,” thanë në kor studentët.

“Kam ardhur për të larguar policinë, vetëm për këtë mision. Do largohemi bashkë me policinë, mos bëj detyrën partiake,” tha Boçi.

“Kur protestojmë, del kryeministri dhe na thotë jeni të opozitës. Kur u themi deputetëve të opozitës largohuni, na thotë bëni detyrën e partisë, dmth qeverisë. A e kuptoni sa hipokritë jeni të dyja palët?!,” u përgjigjën studentët.

BalkanWeb

 

Etiketa: