ELBASAN- Për të treten dite radhazi rreth 300 nxënës të shkollës 9-vjecare në Mengël të Elbasanit kanë bojkotuar mësimin. Prindër dhe nxënës kanë protestuar në oborrin e shkollës së tyre e cila është mbyllur prej dy vitesh për shkak se komisioni i emergjencave e cilësoi atë të pasigurt pas rënies së tërmetit.

Në këto kushte fëmijët detyrohen të hipin nëpër autobusë për të ndjekur mësim në turnin e dyte në një nga shkollat 9-vjecare në Elbasan. Prindërit u shprehën se do ti lënë fëmijët pa mësim nëse nuk hapet shkolla e tyre, pasi mbylljen e saj e konsiderojnë me prapavije politike.

Edhe nxënësit theksuan faktin se duan te hapet shkolla e tyre. Pavarësisht dëshirës për dije ata thonë se nuk do të shkojnë në mësim.

Ne mbështetje te komunitetit te prindërve dhe nxënësve ishte edhe deputeti demokrat Luciano Boci. Boci tha se është duke u berë atentat arsimit në Elbasan.  Një jave para nisjes së vitit te ri shkollor prindërit kishin paralajmëruar për bojkotim mësimi nga nxënësit, ndërsa do te mbështeteshin nga vete ata ne proteste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb