Mësues apo nëndrejtorë që kanë ambicien për t’u bërë drejtor në arsimin parauniversitar tashmë do trajnohen 9 muaj për të marrë certifikatën që u hap rrugën për këtë pozicion.

Ndërsa 2500 drejtorët e shkollave në mbarë republikën që duan ta mbajnë vendin e punës, do trajnohen pa përjashtim në “Shkollën e drejtorëve” pasi qeveria i detyron përmes VKM-së së publikuar vitin e kaluar.

Drejtoresha e shkollës së Drejtorëve, Doriana Matraku u shpreh për News24 se po merret për bazë modeli izraelit.
Që të vijosh të jesh drejtor shkollë duhet të japësh prova të forta se je i aftë dhe e meriton! Drejtorët do të vlerësohen për performancën e tyre çdo të premte paradite nëpër shkollat ku punojnë ndërsa pasditen do ta kalojnë në auditorët e fakultetit të shkencave sociale në Tiranë duke marrë leksione. Edhe të shtunën paradite i presin bankat e shkollës. Nëse në fund nuk marrin vlerësim pozitiv duhet të lëne postin. Ashtu si drejtorët në “test” do të merren dhe mësuesit. Programi përmban në total 486 orë.

“Do të shikohet mënyra e performancës së tyre ata duhet të jenë kalues jo vetëm ndërmjet provimit por duhet të jenë kalues më projektet detyrave dhe ndjekjes së orëve në auditor nëse stafi mendon se duhet të bëjnë detyra shtëpi atëherë patjetër duhet të bëjnë dhe detyra shtëpie”, deklaron Doriana Matraku, Drejtoresha e Shkollës së Drejtorëve.

Dita e parë e “Shkollës së Drejtorëve” nis në fillim të nëntorit grupi i parë është vetëm nga Tirana e në vitet në vijim do të shtrihen në gjithë qytetet e Shqipërisë. Aktualisht dy trajnues izraelitw po trajnojnë stafin akademik i cili do të drejtojë programin në fjalë

“Programi do të ofrohet si fillim vetëm në Tiranë ka pasur interes shumë të madh mësuesit besojnë tek programi asnjë drejtues shkolle nuk do të jetë në sistem pa këtë certifikate. Thirrjen e dyte do ta bëjnë javën që vjen”, tha ajo.

Sipas Matrakut, aplikuesit do të paguajnë tarifën prej 30.000 lekësh ndërsa do të pajisen me një laptop personal siguruar nga fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim. Por mesa duket jo të gjithë drejtorët e shkollave në Tiranë janë kualifikuar për të ndjekur trajnimin e detyrueshëm 9 mujor. News24 mësoi se nga 17 prej tyre që kishin aplikuar në thirrjen e parë vetëm 9 u kualifikuan në program.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb