TIRANË

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian organizon raundin e katërt të Shkollës Europiane 2019.

I pranishëm në nisjen e Shkollës Europiane 2019 ishte zv. Kryetari i Këshilli Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Në fjalën e tij Balla tha se krijimi dhe organizimi i kësaj shkolle ka qenë një nga vendimet e para të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian dhe produkti ka filluar te duket.

“Ky raund i Shkollës Europiane organizohet në një moment të veçantë për vendin tonë. Zhvillimi i saj në këto momente është thelbësore për të ritheksuar se pavarësisht vendimarrjes në nivel Europian, Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj të palëkundur për të çuar përpara procesin e reformave. Ky orientim është mbi të gjitha një imponim i qytetarëve shqiptarë të cilët në totalitetin e tyre, më shumë se 93 %, e mbështesin procesin e integrimit europian si e vetmja zgjidhje per Shqiperine. Ne nuk kemi Plan B, kemi vetem plan A, sepse janë të bindur që reformat do të sjellin konsolidimin e demokracisë dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës, Shqipëria po ecën përpara me detyrat e shtëpisë dhe se Bundestagu ishte udhërrëfyes.

“Integrim në BE do të thotë kontribut i të gjithëve duke filluar nga përfaqësuesit e zgjedhur e zyrtarët publikë, tek shoqëria civile e politike, shoqëria ekonomike, bota akademike, gazetarët e për të përfunduar me qytetarët e njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre dhe askush nuk duhet të tërhiqet nga kontributi i tij për këtë proces. Kjo shkollë dhe përzgjedhja e pjesëmarrësve, siç e theksoi Kryetarja, që vijnë nga fusha të ndryshme në vend, janë në funksion të kësaj filozofie.

Për këtë qëllim axhenda e këtij raundi të Shkollës, është ideuar të mundësojë një trajnim të plotë mbi aspektet teknike të negociatave të anëtarësimit dhe sfidat në rritje të këtij procesi. Aftësimi për negociatat e anëtarësimit duhet të përfshijë jo vetëm administratën publike, por edhe aktorët e tjerë në proces. Ky është synimi kryesor i kësaj shkolle por edhe i vetë Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, i cili synon ta zhvillojë më tej rolin e shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të përfshirë në çështjet e integrimit europian, duke siguruar vazhdimësinë e angazhimit të tyre në këtë proces.

Unë personalisht kam qene ne vendin tuaj, kur nje vend si Rumania pergatitej per rrugetimin europian.
Gjithëpërfshirja, si një nga kërkesat thelbësore të procesit të integrimit europian, do të jetë e suksesshme vetëm nëpërmjet rritjes së përfshirjes së gjithë aktorëve të shoqërisë dhe forcimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të tyre në çështjet e integrimit europian. Për këtë qëllim un dua t’ju ftoj të përfitoni sa më shumë nga kjo javë e Shkollës Europiane. Ju ftoj të mësoni nga praktikat më të mira të vendeve të rajonit, por edhe të identifikoni problematikat e ndeshura gjatë fazave të ndryshme të procesit të integrimit dhe të diskutoni mbi mënyrat e adresimit të tyre”, tha Balla.

Duke folut për sfidat e reja që Shqipëria ka përpara, Balla tha se ato kërkojnë forcim të kapaciteteve dhe të angazhimit të të gjithë grupeve të interesit, duke mundësuar përparimin e axhendës europiane të vendit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb