Babai i Martin Canit që u vra pranë Shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Ëngjëll Cani këtë të mërkurë ka dhënë dëshmi në Policinë e Tiranës rreth ngjarjes.

Cani dëshminë e ka dhënë për llogari të hetimeve që drejtohen nga Prokuroria e Tiranës. Ai ka deklaruar se nuk është vënë në dijeni nga shkolla apo instancat e tjera rreth një konflikti që ka patur 4 ditë para ngjarjes i biri me autorin e vrasjes.

Ai ka deklaruar se informacioni i parë qe ka marrë ka qenë vetëm në momentin që Martini ishte dërguar në spital dhe për këtë është njoftuar bashkëshortja e tij dhe se nuk ka pasur dijeni për asnjë konflikt të të birit nga shkolla.

Teksa është pyetur nga grupi hetimor nëse familja e autorit i ka kontaktuar apo takuar pas ngjarjes, Engjëll Cani se nuk e kanë kontaktuar deri më tani.

Po ashtu, babait të Martinit i janë kthyer nga policia edhe sendet e të birit, çanta e shkollës me libra, e cila u sekuestrua në vendin e ngjarjes, më 18 nëntor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb