Numri i fëmijëve të pashoqëruar në Gaza që kur nisi lufta mund të jetë deri në 51,000, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit (IRC).

Rreth 17,000 fëmijë llogariteshin se ishin të pashoqëruar apo të ndarë nga familjet e tyre, sipas një organizate në qershor, por IRC-ja ka thënë se kjo e dhënë tani mund të jetë trefishuar.

IRC-ja ka thënë se rreziku i ndarjes së familjes është rritur drastikisht muajt e fundit për shkak të zhvendosjeve të shumta, arrestimeve, urdhrave të evakuimit dhe vdekjeve, me fëmijët që kanë përfunduar të vetëm në spitale.

Ofensiva e Izraelit në Gaza ka nxitur kriza humanitare të urisë së rëndë, sëmundjeve dhe zhvendosjeve masive. Të paktën 11,355 fëmijë janë vrarë, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: