Shtatë persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë në një sulm rus në qytetin perëndimor ukrainas Lviv, ka njoftuar kryebashkiaku Andriy Sadovy, raporton “BBC”

Rusia ka vazhduar valën e sulmeve me raketa në Ukrainë. Vetëm një ditë më parë në një sulm në qytetin Poltava u vranë 51 persona e u lënduan mbi 200 tjerë.

Kryebashkiaku i Lvivit, Sadovy ka thënë se Rusia sulmoi qytetin me dronë dhe raketa hipersonike të mërkurën. Në mesin e të vrarëve është një foshnjë, një vajzë 14-vjeçare dhe një punonjëse shëndetësore.

Shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqendër Kiev, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase shënjestroi raketat ruse.

Ndërkohë pesë persona janë raportuar të lënduar pasi ndërtesat janë goditur në qytetin Kryvyy Rih.

Ushtria e Ukrainës ka thënë se gjithë qyteti është vendosur në një gjendje gatishmërie nga sulmet e mundshme ajrore.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb