TIRANE

Krahas përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso, i cili braktisi tryezën e OSBE-së për reformën zgjedhore, pas fjalimit të tij, nga takimi janë larguar edhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare.

Deputeti Myslim Murrizi, njëherësh nënkryetar i parlamentit, u shpreh se ata po largohen nga kjo konferencë, duke u kërkuar organizatorëve të marrin votat në Partinë Demokratike.

“Ne po largohemi nga kjo tryezë, shkoni merrni votat në PD” u shpreh Murrizi ndërsa braktisi tryezën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb