Nga: ZONJA KATERINA

500 gr miell
¾ filxhan vaj
½ filxhan ujë
1 lugë uthull
2-3 karrota
½ lç piper speci të kuq
½ lç kripë
1 bustinë pluhur pjekës

Në një enë hedhim vajin, ujin dhe uthullën. Karrotat i grijmë në rende. Përziejmë miellin me pluhurin pjekës, kripë dhe piper. Tek ena me lëngje shtojmë miellin në mënyrë graduale dhe në fund karrotat. I përziejmë derisa të bëhet një brumë i lidhur. E mbështjellim brumin me celefon dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta.

Pas 30 minutave nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe e hapim në tavolinën e punës në formë drejtkëndëshi me trashësi rreth 1 cm. E presim më pas me thikë në shirita të gjatë. I marrim shiritat një e nga një dhe i punojmë në tryezë që të bëhen cilindrike. I vendosim më pas në një tavë ku kemi shtruar një letër që nuk ngjit dhe i fusim të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb