TIRANË- Avokati i Izet Haxhisë, ish-truprojës së Sali Berishës të dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit paraqiti sot në Gjykatën e Tiranës provat për të kërkuar rihapjen e dosjes “Hajdari” e konsideruar si “dosja e shekullit”.

Bashkim Nikolla ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm, por u largua drejt Turqisë për shkak se i rrezikohej jeta.

Për të vërtetuar që emri i tij nuk përmendet si bashkëpunëtor në vrasje, avokati ka nxjerrë një shkresë të Shërbimit Informativ Shtetërot (SHIK) asokohe drejtuar kryeministrit Pandeli Majko dhe Presidentit Rexhep Mejdani.
dokument-klod-lala-1
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” dhe një kopje të kësaj shkrese, në të cilën emri i Izet Haxhisë nuk përmendet të jetë një nga vrasësit e Azem Hajdarit.
dokument-klod-lala
Por jo vetëm këtë, për rihapjen e dosjes së bujshme apo rivendosjen e afateve siç raporton gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” është përdorur si provë edhe një shkresë dërguar ministrit të asaj kohe të Drejtësisë, Ilir Rusmajli, i cili jepte garanci autoriteteve turke se subjektit Izet Haxhiaj do t’i jepej e drejta për tu rigjykuar në shtetin shqiptar.

Avokati i Haxhisë iu referua edhe së ashtuquajturës “Marrëveshja e Rognerit”, në bazë të së cilës klienti i tij pretendon se ka pasur një skenar të qartë për ta eleminuar fizikisht, e për të cilën akuzoi drejtpërdrejt Sali Berishën.

Prokurori i çështjes deklaroi se avokati nuk paraqiti asnjë provë për të kërkuar rihapjen e dosjes dhe se kërkesa e tij ishte e pabazuar. Mësohet se gjykatësi i dha shtatë ditë mbrojtjes për të mbledhur të tjera prova deri më datë 14 qershor për të dalë me një vendim.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb