E pabesueshme ajo që ndodh në Vlorë. Klubi i Flamurtarit është në prag kolapsi në një kohë nga ekipi largohet edhe dy titullarë të tjerë. Eksodi nuk ka fund, me Ilir Dajën i cili sheh ti largohen edhe dy nga lojtarët më të rëndësishëm që i kishin mbetur, bëhet fjalë për Albi Allën dhe Agustin Torasa.

Albi Alla
Albi Alla

Dy lojtarët kanë njoftuar më anë të një statusi në llogarinë e tyre në rrjetet sociale fundin e bashkëpunimit me klubin e Flamurtarit. Pas Danilo Alvesh, Tomislav Bushiç dhe Silianovski është radha e Allës dhe Torasës të largohen nga Vlora, duke e dërguar në 5 numrin e lojtarëve titullarë që largohen gjatë kësaj periudhe.

Agustin Torasa
Agustin Torasa

Problemi me pagesat vijon të jetë një çështje e hapur në Vlorë duke vënë në dyshim të fortë ecurinë e kuqezinjve në këtë sezon, kjo sa i përket objektivave sezonal. Pas fitores kundër Skënderbeut, Daja kërkojë bashkëpunimin e të gjithë për të dërguar Flamurtarin në pjesën e sipërme të renditjes, por në këto kushte kjo duket e pamundur.

  • foto galeri
  • foto galeri

Alla dhe Torasa pritet të vijojë aventurën e tyre në kategorinë e dytë në futbollit kinez, kjo u arritur vetëm pasi dy lojtarët pranuan kushtin e drejtuesve të klubit që të mos kërkojnë pagat e prapambetura. Për Partizanin, kundërshtarin e radhës të Flamurtarit, ky është lajmi më i mirë që mund të merrnin pas humbjes kundër Laçit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb