“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 9 marsit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me shkarkimin asokohe të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Kasacionit nga qeveria mbretërore shqiptare.

Shqipëri- Revokimi i dhjetë gjyqtarëve

Darsiani
Darsiani

Na shkruajnë nga Tirana:
Zyra e shtypit shqiptar komunikon shkresën në vijim:

“Qeveria mbretërore, pasi konstatoi se sjellja e gjyqtarëve të Gjykatës së Kasacionit ishte e papajtueshme me misionin e tyre të lartë dhe se mosmarrëveshja midis anëtarëve minonte prestigjin e Gjykatës, deklaroi se gjyqtarët nuk mund të mbaheshin në funksionet e tyre.

Qeveria mbretërore, duke pasur si qëllim pastrimin e Gjykatës së Kasacionit dhe e bazuar në ligjet në fuqi, vendosi të shkarkojë të dhjetë anëtarët e saj.

Vendimi iu komunikua të interesuarve nga Ministria e Drejtësisë.

Pas disa ditësh, qeveria do të emërojë gjyqtarë të rinj që paraqesin të gjitha garancitë e nevojshme për misionin e tyre të lartë.”

Burimi Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb