Shkrimtari Fatos Kongoli iu bashkua homazheve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për shkrimtarin Ismail Kadare.

Një shkrimtar të pavdekshëm dhe një shkollë letrare e ka cilësuar Kongoli mikun e tij, për të cilin u shpreh se e ka adhuruar gjithmonë si autor.

Më tej, Kongoli tha se vitet e fundit ishin miqësuar shumë së bashku dhe se takoheshin shpesh për të biseduar në banesën e Kadaresë.

“Kadarenë do të kujtoj gjithmonë si një mik të dashur dhe një shkrimtar të madh e të përmasave botërore. Është njeriu që ka bërë për Shqipërinë. E kam adhuruar gjithmonë si autor, vitet e fundit u miqësuam shumë, kemi pasur një mik të përbashkët. Te vila e Kadaresë në Qerret, aty takoheshim shpesh, në raste festash. Bisedat me të kanë qenë më të bukurat. Ismaili ishte i çliruar nga gjithçka dhe fliste në mënyrën më të lirshme, flisnim për subjektet më interesante. Ismaili është një shkrimtar i jashtëzakonshme, është një shkollë letrare, një fenomen letrar. Është një shkrimtar i pavdekshëm“, u shpreh Kongoli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb