TIRANE

Shkrimtari Zija Çela i ftuar në emisionin A-Show në News 24 ka shprehur mendimin e tij rreth situatës politike në vend. Çela, tha se opozita aktuale duhet të respektojë 30 qershorin si ditë të zgjedhjeve dhe që nuk duhet ta përdorë si formë kërcënimi ndaj elektoratit.

“Të mos themi në këto 30 vite nuk e kemi ndyshuar këtë vend. Ajo që bën me plas shpirti është se çdo energji të një kombi bën me e krahasu me një hidrocentral. Nëse kombi jonë bashkë me Kosovën dhe shqiptarët e tjerë do të bëheshin bashke do të lulzonim europën.

Pse duhet që opozita ta kërcënojë elektoratin me përgjime dhe kërcënime. Pse duhet kjo kërcënim? Kujt i shet mend? Opozita le të vazhdojë me protesta masive, nëse bëhen zgjedhje me 30 duhet ta respektojë. Zonja dhe zotërinj, atë ditë ka arsye që ju të respektoni elektoratin e majtë si shenjë që respektoni gjithë elektoratin. “- u shpreh Çela.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb