TIRANE
Shkrimtari shqiptar Fatos Kongoli vjen para lexuesit me një libër të ri. Nën titullin “Ballo me maska, ose shakaja e fundit” ai ritakon krijimet e tij letrare.
“Kam përfytyruar një takim me personazhet e librave të mi. Është një shkrimtar që unë e quaj Katos Fongoli dhe në këtë ballo me maska, personazhet e autori, janë mbledhur në një pikë turistike që quhet askund”, tha Kongoli.
Për Kongolin, libri i ri synon të gjejë përgjigje për një pyetje që e bren.
“Gjithë libri vërtitet rreth një pyetje ekzistenciale që ka ky, cili do të ishte epitafi më i përshtatshëm që do të vihej në gurin e varrit tim”, tha ai.
Autor i disa veprave pas viteve 1990 dhe po aq, një prej të paktëve që përmes letërsisë ka synuar të bëjë paqe me të shkuarën duke kërkuar falje, sot, ai tregon domethënien e këtij udhëtimi letrar.
“Gjithë librat që kam shkruar kanë qenë një mënyrë që të kuptoj veten, synimi im ka qenë të kuptoj e të zbërthej veten. E keni kuptuar? Gjej Kompromise!
Libri i fundit është përtej një testamenti, një pasqyrë për të parë vetën dhe letërsinë ftohtë dhe me nostalgji si ditët e panairit në nëntor.