TIRANE
Një shkrimtar i njohur gjerman, kandidat për Man Booker Prize, ka mbajtur një takim letrar në Tiranë. Klemens Maier foli për letërsinë e tij dhe njohjen me Shqipërinë
Një burrë i gjatë, i hollë, me një palë syze të thjeshta, hyn në Qendrën Kombëtare të Librit në orën 6 pasdite. Salla është plot. Ka punuar si roje, shofer dhe punëtor ndërtimi para se ajo që shkruante të botohej. Më pas, Clemens Meyer shënoi sukses kur në veprën “Ndërsa ëndërronim” përcolli me zemërim ndjenjën e asaj që ndodh kur të gjitha siguritë e botës së të rriturve zhduken. Për ambasadorin gjerman, gjithçka nisi në fëmijëri:
“Babai i tij u kujdes që ai të kishte një bibliotekë të pasur, ndërsa e ëma i dha një interes të fortë për politikën, duke e marrë në demonstrata. Ai e përshkruan rininë e tij një vallëzim në rrënoja”, tha ambasadori Karl Bergner.
Vetë Meyer, tha se e kishte njohur Shqipërinë përmes letërsisë së Kadaresë, më tej përmes partneres së të atit, një shqiptare e emigruar. Ndërsa e krahasojnë me Uliksin dhe me Tomas Manin, për të letërsia është të shkruajë histori që ndriçojnë.
“Librin ‘Nata dhe dritat’ e kam shkruar para 16 vitesh ndërsa ‘Projektorin’ e kam shkruar para 7 vitesh. Te Projektorët është një kozmos i madh, me shumë figura që hedhin dritën e tyre, ndërsa te libri tjetër janë 15 histori të shkurtra në prozë me shumë kozmose dhe fate njerëzish”, tha Meyer.
Fitues i disa çmimeve në Gjermani, Meyer vjen në shqip me përkthimin e Ana Koves.