Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, i shtruar prej ditësh në spitalin “Nënë Tereza” duke luftuar me vdekjen.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti Fatmir Toçi, mik me shkrimtarin, i cili thotë se Kongoli iu është nënshtruar deri tani dy ndërhyrjeve kirurgjikale në aparatin tretës.

Gjendja e tij sipas Toçit është e rënduar dhe ka nevojë për dhurim gjaku. Fatmir Toçi shkruan se shkrimtari i njohur ka nevojë për mbështetjen tonë dhe, ndoshta, për një vëmendje më të madhe për një trajtim më të specializuar nga drejtuesit e institucioneve shtetërore.

STATUSI I FATMIR TOCIT
FATOS KONGOLI ËSHTË I SËMURË…
Fatos Kongoli, ndër shkrimtarët më të dashur dhe më përfaqësuesi i periudhës 30 – vjeçare së tranzicionit shqiptar ndodhet prej kohësh në spital në gjendje të rëndë.

Në dy muajt e fundit i janë bërë dy ndërhyrje kirurgjikale në aparatin tretës në deuden dhe është i klasifikuar më diagnozën “Ca– rerum”. Falënderojmë mjekët dhe personelin e repartit të Kirurgjisë në QSUT për kujdesin e përkushtimin, në mënyrë të veçantë prof. dr. Edmond Çeliku.

Fatos Kongoli ndodhet në periudhën postoperatore në QSUT “Nënë Tereza” dhe ka nevojë për dhurim gjaku…
Fatos Kongoli na ka dhuruar ne dhe letërsisë shqipe 15 vepra letrare të çmuara, të ribotuara disa herë e të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke e bërë Shqipërinë edhe më të njohur e më të vlerësuar në mbarë botën kulturore.

Me qindra e mijëra janë lexuesit dhe ithtarët e tij që kanë gjetur te vepra e Kongolit realitetin e kohës, qetësinë e munguar dhe dashurinë për njeriun.

Kongoli na ka dhënë shumë dashuri në kohë të vështira, sot ka nevojë për mbështetjen tonë dhe, ndoshta, për një vëmendje më të madhe për një trajtim më të specializuar nga drejtuesit e institucioneve shtetërore.

Fatmir Toci

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb