Shkrimtarja për fëmijë dhe botuesja Rudina Çupi, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se zinxhiri i shpërndarjes së librit duhet të funksionojë më mirë. Çupi deklaroi se fëmijët janë tepër të vëmendshëm ndaj sugjerimet që bëjnë botuesit.
“Agjentët letrarë duhet të jenë me patjetër. Fëmijët sidomos janë tepër të vëmendshëm ndaj sugjerimeve tona. Kam qenë, mbetem e do jem tepër e përkushtuar ndaj lexuesve të vegjël.
Të funksionojë rrethi i shpërndarjes së librit më mirë. Unë them se ka botues tepër të mirë që punojnë shumë fort. Ne po sjellim shumë tituj çdo vit dhe ky entuziazëm është shpesh idealist. Nëse ka mbiprodhim botimesh, mund të ketë kolaps në sistem. Kur ka kolaps në shpërndarjen e librit, ai nuk shkon aty ku duhet. Duhet rregulluar sistemi i shpërndarjes së librit”, deklaroi Çupi.
(Balkanweb)