Mjekët: Të jetë 1 dhe e vetme. Vasili: T’i shërbejë vendit

TIRANË- Shkrirja e Urgjencës së Tiranës dhe projekti për krijimin e një Urgjence Kombëtare ka përballur sot në studion e emisionit “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko, themeluesin e Emergency Response Albania (ERA) me akuzat që vijnë nga kampi i djathtë. Në studio kanë qenë të pranishëm Klodiana Spahiu, nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë, Deputete e PS; Albina Deda, Anëtare e Komisionit të Shëndetësisë, Deputete e PD; Petrit Vargu, Mjek në Urgjencën e QSUT; Christian Vögeli, Themeluesi i Emergency Response Albania (ERA); Skënder Brataj, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Ishte deputetja e PD-së Albina Deda ajo që hodhi dyshimet se urgjenca u shkri që këtë shërbim ta marrë me koncesion ERA, madje ajo foli edhe për një transfertë prej 1,5 milionë dollarëshe që Ministria e Shëndetësisë ia ka kaluar këtij fondacioni jofitimprurës. Themeluesi i ERA, Christian Vögeli hodhi poshtë akuzat dhe tha se nuk ka marrë asnjë qindarkë nga qeveria shqiptare.

Deda: Urgjencën e keni dhënë me koncesion tek ERA, (tregon disa foto të ministrit Beqaj me stafin e ERA)
Bratja: Nuk është e vërtetë. Këto foto janë të 25 vjetorit të krijimit të këtij fondacioni. Nuk ka koncesion
Deda: ERA paguhet 5 mijë lekë për çdo vizitë nga MSH
Bratja: Me llafe mund të themi çdo gjë, më trego një faturë

FLET THEMELUESI I ERA, CHRISTIAN VÖGELI
Si është e vërteta, çfarë lidhje keni ju me Urgjencën Kombëtare dhe shkrirjen e urgjencës së Tiranës dhe a është e vërtetë që paguheni nga shteti?
Unë jetoj që nga 1991 në Shqipëi, i njoh të gjithë ministrat. Akuzua që kam marrë lekë është e pavërtetë. Të gjitha projektet i kemi bërë me fonde të ngritura vetë me fonde në Zvicër, Holandë.
Pse kaq bamirës me fonde në Shqipëri?
Kam parë vetë tragetin me refugjatë që erdhi nga Shqipëria në Brindizi. Ndaj erdha në këtë vend, kisha një project që nga ajo ditë. Jam i martuar me një grua të mrekullueshme shqiptare kam një djalë dhe një vajzë.
Ju ofroni shërbim, si i siguroni fondet? Se është një punë e përditshme, ju asistoni njerëz?
Projektet tona kanë në fokus njeriun. Kemi trajnuar mbi 200 veta për përballimin e traumave. Fondet i kam ngritur në Zvicër, marr andej, financoj në Shqipëri.
Keni trajtuar edhe mjekët e urgjencës së Tiranës?
Po edhe ata. Ne ofrojmë trajnim për zjarrfikës, policë rrugorë
Sa urgjenca në ditë keni ju?
Ne nuk kemi një shërbim urgjence dhe kaq, ne po ofrojmë një projekt pilot ku sjellim përvojat më të mira i vëmë në dispozicion të këtij vendi.
Sa veta punojnë tek ky projekt?
Kemi një autoambulacë me një tur, një mjek për urgjenca dhe një shofer i trajnuar për urgjenca. Në total 9 veta dhe një grup rezervë, që paguhen nga ne me donancione vullnetare.

Ndërhyn Albina Deda: Transferta që i është dhënë ERA është 1,5 milionë dollarë…nga Minstria e Shëndetësisë, është nisur nga banka

Vögeli: Unë do isha shumë i lumtur të më jepeshin kaq para. Do ti vija në ndihmë njerëzve në nevojë. Pres ditën të gjej një njeri që të më mbështesë. Ne nuk kemi marrë asnjë qindarkë nga populli shqiptar.

I pyetur nëse ka marrë pjesë në projekte të tjera për urgjencat në vende të tjera, Vögeli tha: “Unë jam dashamirës i Shqipërisë, jam përqendruar me zemër e shpirt. Unë si individ nuk kam organizuar urgjencë në vend tjetër. Jam 25 vite këtu”.

Ai mohoi edhe akuzat se shërbimi i helikopterëve i është dhënë Erës.
Vögeli: Nuk bëhet fjalë për koncesion. Ne si Era duke qenë shumë pranë njësisë së transportit me helikopter, kemi ofruar vullnetarisht që personeli jonë të shkojë, të asistojë në vendin e ngjarjes. Nuk kam marrë fonde nga Ministria e Shëndetësisë. Unë kam 10 vjet që merrem me sistemet e shërbimeve spitalore dhe paraspitalore të Urgjencës.

Vögeli theksoi se me urgjencën Kombëtare ka një lidhje shumë pozitive. “Ofrojmë trajnime. Nuk ka lidhje me ne reformimin. Nuk flitet për koncesion”, u shpreh ai.

***

Shkrirja e Urgjencës së Tiranës ka sjellë edhe debate në studio si dhe nga një panel mjekësh të kësaj urgjence. Mjekët kanë kërkuar që urgjenca të jetë një dhe e vetme, pra të funksionojë si një trup, duke u shprehur se nuk ka rëndësi varësia nga cilido institucion.

“Shpërndarja do të thotë se urgjenca nuk është trup i vetëm. Kërkojmë që urgjenca të jetë një dhe e vetme. Nga urgjenca parësore kalojmë në atë spitalore. Ne duam të jemi një trup, s’ka rëndësi varësia e kujt institucioni. Kemi funksionuar si urgjencë e kujdesit parësor. Urgjenca spitalore është urgjencë pritëse”, kanë thënë mjekët.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj sqaroi mënyrën se si do shpërndahet stafi aktual i Urgjencës, por edhe autoambulancat me qëllim që të rritet cilësia e shërbimit. Brataj tha se po ndërtohet një godinë e re për urgjencën kombëtare.

“Kur ka një shqetësim duhet të diskutohet. Është bërë një godinë e re brenda territorit të spirtalit të Traumës, është bërë një ndërtesë 4 katëshe me gjithë bodrumin.Ishim disa zgjidhje që u diskutuan për urgjencën në përgjigjësi, Urgjenca Kombëtare. Stafi i Urgjencës edhe aty ku ishte ishin në varësi të ASHR. Po ndryshon vetëm Tirana jo gjithë sistemi. Po ndryshon vetëm vendosja, po vendosen në spitale. Do jenë tre spitale bazë ku do vendosen ambulancat. Do shtohen ambulancat. Janë 6 mjete, 3 janë tek spitalet 1 tjetër do jetë aty ku është urgjenca sot, pra kolegët që janë do vazhdojnë, do futet erdhe personeli që të bëjë praktikën, një tjetër autambulancë do jetë në Kombinat dhe një tek Dispanceria tek ish stacioni i Trenit, ka dendësi popullsie. Duke qënë të shpërndara në 6 pika japin më shpejt ndihmën për qytetarin.. Qendra Kombëtare mbëtare nuk është përfundur. Ky është vetëm fillimi, janë edhe periferitë Vora, Kamza që duhen mbuluar. Kemi bërë inventarin e autoambulancave në varësi të qendrave shëndetësore, pra ka mjete të bllokuara me personel, kryejnë rrallë shërbim, natën rrinë të mbyllura. Kërkesat për ndihmë nuk justifikojnë ndejtjen e mjetit 24 orë, pra do t’ia shtojmë flotës së ambulavncës aktuale.

Brataj sqaroi se telefoni do vazhdojë të bjerë aty ku ka qënë, ndërsa lëvizja e stafit të urgjencës sipas tij është vetëm administrative. “Telefonatat do bëhen tek qendra aktuale, telefonohet ekipi që është më afër, por nga 3 do jenë 6. Do i përgjigjen kolegët që janë, në mënyrë administrative do shkojnë nëpër spitale.

Mjeku Petrit Vargu deklaroi se për këtë çështje ka terr informativ.

Dr. Kosta-paneli i mjekëve: Ne si urgjencë jemi dakord me reformën. Jemi dakord për trajnim. Një problem kemi. Duke u shkrirë urgjenca, ne shpërndahemi në 3 institucione që janë terciare. Duhet titull shkencor. Nën 35 vjeç nuk pranohen. Nuk bëhet kualifikimi në urgjencën e spitaleve. Ne ishim dakord për reformim. Ne nuk kemi gjë personale me ministrin. Por në këtë mënyrë si u bë…Ishte diçka e fshehtë. Nuk dimë për çfarë po shkojmë aty. Ne i propozuam ministrit për t’u shpërndarë në 3 pika.

Albina Deda: Ministri u struk në zyrën e vet. Shpërfilli mjekët, profesionistët. Opozita mbështet çdo lloj reforme që fuqizon urgjencën kombëtare. Edhe flota e helikopterëve, këta ia kanë kaluar me një vendim të fshehtë Ministrisë së Mbrojtjes. Ne mbështesim çdo reformë. Më datë 1 ministri nxjerr një urdhër ku i ndan në 3 grupe. E kundërshtojmë sepse është antiligjore, pasi shërbimi i urgjencës së Tiranës është parësor, pra prespitalor. Edhe pagesa ndryshon. Reduktohet paga. Mjekët dhe personeli që janë aty, 65 persona, aktualisht nuk e kanë marrë pagën e muajit të kaluar. Ka një handikap. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, por ata nuk kanë marrë pagën e muajit të kaluar. Personeli i urgjencës së Tiranës është trajnuar nëpërmjet Erës. Shteti i ka paguar fondacionit Era.

Spahiu: Gënjen!

Brataj: Nuk është e vërtetë. Trajnimi është bërë falas. Është jashtë projektit. E bëj falas prej 4 vitesh.

Deda: Ministri Beqaj ka denigruar këtë shërbim. Sot ka 3 ambulanca në shërbim, të pakoaliduara. E keni denigruar vetë, qëllimisht.

Vargu: Po degradon ky muhabet, në muhabet shoferësh e centralistësh. Nuk është kontradikta aty. 2 ambulanca nuk janë në gjendje pune. Dalin 7 ambulanca. Dhe ato 2 për 800 mijë lekë të vjetra nuk rregullohen. Ju po thoni që deri në mars do rregullohet. Le të forcohet kjo qendër shëndetësore. Ndryshon për pacientët.

VASILI: TË KEMI NJË SISTEM URGJENCE QË I SHËRBEN VENDIT
Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka ndërhyrë gjatë emisionit duke ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e tij kundër shkrirjes së urgjencës së Tiranës. Vasili tha modele që nuk janë pranë realitetit nuk i shërbejnë vendit.

“Zoti Brataj duhet të jetë shumë i kthjellët. Modeli që ka zbatuar ai në Torino është ndryshe nga këtu. Urgjenca e Tiranës është një eksperiencë e drejtë e konsoliduar ka vlerë jo vetëm për atë që është por që duhet të jetë. Modele që nuk janë pranë realitetit nuk i shërbejnë vendit. Urgjenca paraspitalore ka shumë rëndësi, nuk mund të pushojë së ekzistuari sepse do të thotë që qytetarët të privoheshin nga këto shërbime. Do të thotë të kishim një model të bukur por që nuk iu shërben qytetarëve. Ajo që ngre është që të kemi një sistem urgjence eficient dhe që i shërben këtij vendi. Në mënyrën e shpërndarjes nuk tregojmë asnjë lloj inteligjence”, deklaroi Vasili.

Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu njëherësh nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë deklaroi se me këtë shpërndarje të re do jenë 6 ekipe ndihme më pranë qytetarëve, ndërsa shtoi se aktualisht 80% e pacientëve vijnë me makinat e tyre.

(m.k/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb