SERBI

Tre shqiptarë  janë dënuar me burg në Serbi, vetëm e vetëm se shkruajtën mbi borë simbolet e UÇK-së.  Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë shtetasit,  Iba Bajramin (20) Shpreson Bajramin (22) nga Beogradi, dhe Daniel Kryeziun (25) nga Prizreni, njofton “Novosti”.

Sipas gazetës “V.Novosti”, ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të 7 janarit në Beograd dhe shqiptarët janë dënuar me nga 55 ditë burgim secili.

Tre shqiptarët kanë shkruar “UÇK” mbi borë dhe mbi dhjetëra automjete të parkuara në rrugën “Kosta Nagj” në Mirijevo, për pasojë, siç shkruan kjo gazetë, qytetarët e frikësuar menjëherë kanë njoftuar policinë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb