TIRANE
Loredana Zefi vetëm më 18 dhjetor të këtij viti solli në jetë fëmijën e saj të parë, e cila është vajzë.Ajo dhe partneri i saj reperi i njohur Mozzik e mbajtën të fshehtë shtatzëninë, por tashmë që ka ardhur në jetë Hana, Loredana s’mund ta mbajë për vete gjithë këtë lumturi.
E para që zbuloi portretin e vajzës së tyre ishte Loredana. Ndërsa ditën e djeshme Mozzik postoi një tjetër fotografi me të bijën, Hanën, përbri së cilës shkruan:
“Shkruhet fëmijë lexohet dashuri. Me engjëllin tim të vogël Hana” . Edhe pas ardhje në jetë të vajzës, dyshja po qëndron tepër aktive si në rrjete sociale ashtu edhe përsa i përket impenjimeve muzikore, ku në 29 dhjetor do të performojnë në një club në Ferizaj.
(er.cu/BalkanWeb)