Tre automjete janë djegur gjatë natës në kryeqytet. Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Haredin Shtino”. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme.

Mësohet se fillimisht ka marrë flake mjeti ‘Mercedes Benz’ në pronësi të G, Ndregjoni dhe më pas janë djegur dhe 2 automjete te tjerë të parkuar afer tij.

Makinat
Makinat

Bëhet e ditur se mjetet e tjera, nje ‘Mercedez Benz’ në pronësi të Gramoz Nazeraj dhe një ‘Audi A4’ në pronësi te Altin Çelikut. Aktualisht policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zone dhe po punon për identifikimin e autorit.

NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Haredin Shtino”, është përfshirë nga flakët mjeti tip Benz, në pronësi të shtetasit G. N.

Si pasojë kanë pësuar dëmtime të vogla edhe dy mjete të tjera që kanë qenë të parkuara në dy anët e tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi nga veprimet e para hetimore dhe provat e sekuestruara në vendngjarje, dyshohet se zjarri i vënë në mjetin në pronësi të shtetasit G.N, dyshohet i qëllimshëm.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: