KRUJE

Një banesë në Krujë është shkrumbuar. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Arrameras. Mësohet se banesa që është përfshirë nga flakët është në pronësi të Lulzim Millës.

‘BalkanWeb’ mëson se banesa është djegur e gjitha, ndonëse në vendin e ngjarjes ndërhyri edhe zjarrfikësja.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e ngjarjes në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: