Një banesë përdhese në qendër të qytetit të Lushnjës është shkrumbuar nga zjarri mëngjesin e sotëm. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset, të cilat kanë arritur të izolojnë flakët dhe të ulin rrezikun për përhapjen e tyre në banesat e tjera ngjitur.

“BalkanWeb” sjell video nga vendngjarja, në të cilën duken zjarrfikësit mes tymit brenda shtëpisë, duke punuar për shuarjen e flakëve.
Banesa e djegur është pranë ish-shtëpisë muze të Kongresit të Lushnjës, ndërsa brenda saj nuk kishte asnjë person.

Sipas të dhënave, mësohet se banesa ishte pa njeri, pasi pronarët janë ndarë nga jeta dhe aty shkonte çdo javë vajza e tyre për të pastruar. Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësit po hetojnë për shkaqet e zjarrit. Nga ana e tyre, banorët dhe vetë zjarrfikësit ankohen për mungesë të rrugëve nëpër lagjet e qytetit të Lushnjës.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: