LIBRAZHD

Një lokal në fshatin Xhyrë të Njësisë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit është shkrumbuar pothuajse plotësisht gjatë natës së fundit nga një zjarrvënie që dyshohet se ka qenë e qëllimshme.

Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur rreth orës 04.15 të mëngjesit të kësaj fillim jave.
Të njëjtat burime bënë me dije se lokalit që ndodhej në bregun e rrjedhës së lumit Shkumbin pranë rrugës kombëtare Librazhd- Xhyre i është vënë zjarri duke përdorur lëndë djegëse.

Nga hetimi paraprak dyshohet se mund të kenë qenë disa persona të përfshirë në zjarrvënien me pasojë djegien e lokalit në pronësi të shtetasit Skënder Gega.

Policia po heton për identifikimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje si dhe për zbulimin e motiveve të zjarrvënies.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb