CËRRIK

Një makina e parkuar në rrugë në qytetin e Cërrikut është përfshi nga flakët dhe për pasojë është shkrumbuar plotësisht.

Siç njoftojnë uniformat blu, bëhet me dije se mjeti  i djegur rezulton në pronësi të shtetasit me iniciale I.K, por ende nuk dihen rrethanat. Grupi hetimor dhe policia po hetojnë për dokumentimin e rastit.

“Gjatë natës në lagjen nr 1, Cërrik, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit I.K., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në automjet”-njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb