GJIROKASTER

Një automjet është përfshirë nga flakët në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Meçitë”.

Makina tip ‘Citroen’ me targa AA650RV është shkrumbuar plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas policisë makinë është në prontësi të Donjeta Xhelilit, dhe nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Megjithatë ende nuk dihet shkaku i vërtetë i rënies së zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb