VLORË – Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës paraditen e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në lagjen “Partizani”. Zjarri ra në banesën private në vendin e quajtur “Kuzum Baba” që është në pronësi të 58-vjeçarit I.A. Policia bën me dije se nuk ka asnjë person të lënduar, pasi nuk kishte njeri në banesë. Nga raportimet e para thuhet se nga zjarri i rënën në banesën e djegur plotësisht rrezikohen edhe dy banesa të tjera q ë janë ngjitur me të. Dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike në banesë. Në vendngjarje ndodhen shërbime të policisë si dhe dy shërbime zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 10:00, në lagjen “Partizani” ka rënë zjarr në një banesë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën drejt vendit të quajtur “Kuzum Baba” ku është përfshirë nga flakët një banesë private, në pronësi të shtetasit I.A., rreth 58 vjeç. Nuk ka asnjë person të lënduar, pasi nuk kishte njeri në banesë.

Banesa po digjet plotësisht dhe rrezikohen dy banesa të tjera që ndodhen pothuajse ngjitur me banesën në fjalë. Nga hetimet paraprake dyshohet se flakët janë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike në banesë. Në vendngjarje ndodhen shërbime të policisë si dhe dy shërbime zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: