ELBASAN – Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 të ditës së sotme.

Automjeti tip Benz B Class ka marrë flakë në momentin që udhëtonte nga Elbasani për në Librazhd në vendin e quajtur Labinot Fushë.

Mësohet se shkak ka qenë një defekt në sistemit elektrik të mjetit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ngjarja.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se Benz-i është djegur pothuajse totalisht.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: