NEW YORK– Një filmim i cili po bën xhiron e botës në internet i ka bërë “heronj” 4 policë suedeze që kanë ndërhyrë gjatë një zënkë në një metro në New York, ku kishin shkuar për pushime. Katër policët e moshës 25-vjeçare, kishin vendosur të ndiqnin shfaqjen “Të mjerët” në Broadway, por ndërsa ishin në vagonin e metrosë, dëgjuan një thirrje për ndihmë nga shoferi. Kur shkuan në vendngjarje gjetën 2 persona me ngjyrë duke u zënë, dhe pasi i ndanë dhe i bllokuan menjëherë.

Por kjo ngjarje u filmua nga pasagjerët, të cilët e përcollën me tej në internet.

Shefi i policisë së Nju Jorkut, Bill Bratton, falënderoi 4 kolegët suedezë dhe nëpërmjet një statusi në “Twitter” u shpreh se ndjehej krenar që i kishte njohur 4 të rinjtë.


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: