TROPOJË- Grupi i OSHEE është bllokuar në aksin Qafë Mali-Bajram Curri, aty ku kishin shkuar për të riparuar një defekt.
Bëhet fjalë për 6 punonjës të bllokuar si dhe kreu i OSHEE-së në Pukë, N.Nikolli.


Grupi i OSHEE-së ishte nisur për në komunat Blerim e Fierzë, që prej 3 ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike.


Punonjësit bëjnë të ditur se rruga është tërësisht e bllokuar në aksin Qafë Mali-Bajram Curri.


(ma.ar/BalkanWeb)

Etiketa: