SHKUP- Ndodh edhe kjo, dhëndri rastësisht shkon në tualet por për fat të keq aty njeh këpucët e gruas së tij. Pasi bëhet kurioz dhe hap me forcë derën, sheh se nusja ishte duke bërë seks me kumbarin e tij.

Dhëndri nuk e duroi turpin dhe menjëherë vrapoi tek salla ku ju tha mysafirëve të ftuar se dasma ndërpritet, pasi nusja e re ishte duke e tradhtuar që ditën e parë të martesës.

Lajmi raportohet nga portalet maqedonase, ndërsa Slavica J. si mysafire në dasmë tregon rastin me detaje. Vlen të theksohet se dhëndri dhe nusja kanë qenë të nacionalitetit maqedonas.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: