MAQEDONI E VERIUT

Një trup i pajetë i një gruaje është gjetur në lumin Vardar, në afërsi të Shkupit. Gruaja është 70 vjeçe, ndërsa dyshohet se ajo ka rënë në lumë dhe për rrjedhojë është mbytur, shkruajnë mediat në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Ekipet e Ndihmës së Shpejtë dhe ambulancat kanë arritur në vendngjarje. Rasti do të hetohet.

Trupi i pajetë i gruas është gjetur në ujërat e lumit Vardar nën urën në afërsi të “kompleksit të bankave”, raportojnë mediet maqedonase.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: