Të gjithë u përkëdhelën sot nga flladi i ngrohtë pranveror. Epo sigurisht temperaturat sot në Tiranë shënuan minimalja 13 Gradë Celsius dhe maksimalja, 22 gradë Celsius. Sic bën të ditur parashikimi i motit tek Il Meteo, dhe në dy ditët në vijim vendi ynë do të përfshihet nga rryma atmosferike të larta dhe si pasojë temperaturat do të jenë mesatarisht të larta, gati pranverore.

Në vendet e ulëta temperaturat do të arrijnë deri në 23 Gradë e më pas do të zbresin me nga 2 e 3 gradë. Por pa frikë, temperatura nën zero nuk do të ketë, por as nga ato të ftohtat. As në zonat malore nuk do të përsëriten temperaturat e ftohta që karakterizuan janarin.
Temperatura më e ulët në zonat malore veriore nuk do të bjerë nën 4 gradë celsius kurse jugu i vendit ndryshe nga zonat e ulëta dhe ato veriore do të jenë nën perandorinë e diellit shumicën e muajit. Kurse pjesa tjetër do të pushtohet nga reshjet, por dhe në ditët kur do të pushojë shiu, do të jenë retë e dendura që do mbizotërojnë shumicën e ditëve të këtij muaji.

(http://www.ilmeteo.it/meteo-europa/Tirana)


(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: