TIRANE

Sa herë dalin të dy bashkë, Orinda me Turin, një ndër gjërat që komentohet më shumë në rrjet janë centimetrat e këngëtares dhe moderatores dhe fakti që ajo është pak më e gjatë se ai kur vesh taka.

Mbrëmjen e djeshme moderatorja ka qenë e ftuar në “Në kurthin e Piter Panit”. Orinda mori shumë pyetje pikante nga vogëlushet po një ndër më pikantet ishte nëse e ka problem që ia kalon Turit me gjatësi sa herë vesh taka.

Dhe moderatorja me përgjigjen e saj zbuloi se më shumë problem e ka vjehrra e saj. Orinda tregoi se ajo dhe Turi nuk e kanë aspak problem, por vjehrra e saj po dhe ja vë në dukje.

“Jo, unë nuk e kam aspak problem. Madje as Turjani nuk e ka problem. Edhe pse ndonjëherë më thotë “po shkurtoji pak ato takat”. Në fakt, e di kush e ka më shumë problem? Vjehrra! Sa herë që unë vesh taka, ajo më thotë “po ti shkurtoji pak ato takat”, – tregoi Orinda me të qeshur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: