Kristal Abazaj vazhdon të shkëlqejë. Ish-sulmuesi i Luftëtarit, i cili u transferua te skuadra belge e Anderlehtit, ka arritur të shndërrohet menjëherë në protagonist duke gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore ndaj PSV të fituar nga skuadra e shqiptarit me rezultatin 5-3. Ndryshe nga miqësorja e parë ndaj Roselare, ku Abazaj u aktivizua si titullar, 22-vjeçari në përballjen ndaj PSV u hodh në fushën e lojës me fillimin e pjesës së dytë duke zënë vendin e Musonës. Futbollistit të Kombëtares shqiptare i mjaftoi Vetëm 1 minutë për të gjetur golin. Abazaj shënoi golin e tretë për ekipin e Anderlehtit në minutën e 47-të. (o.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: