Kanë kaluar plot 27 vite nga viti i mbrapshtë i ‘97, por Tepelena nuk e ka harruar veprimin e guximshëm të pilotëve të aviacionit ushtarak shqiptar, për të mos respektuar urdhrin e bombardimit mbi zonat e banuara.
Bashkia Tepelenë nderoi me titull nderi ish-pilotin Fatmir Meçaj me motivacion “shmangien e vëllavrasjes në vitin 1997”.
Ai tregon se respektimi i atij urdhri ishte në shkelje të betimit të ushtarakut, por ne mbrojtje te interesave te popullit.
Miq, dashamirës dhe të afërm ishin të pranishëm në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kulturës ne Tepelenë.