NGA ZONJA VJOLLCA

 

SHNICEL

 

500 gr mish viçi

4 lugë gjelle miell

2-3 kokrra vezë

100 gr peksimadhe

40 gr gjalpë

2 feta proshutë

3-4 feta djathë kaçkavall

1 kokërr limon

1 tufë majdanoz

 

Presim copat e mishit dhe i shtypim lehtë. I hapim pak në mes duke krijuar një xhep ku vendosim një copë proshutë dhe një fete djathë. I kalojmë copat e mishit fillimisht në miell, më pas në vezë dhe në fund në peksimadhe. I skuqim dhe më pas i servirim me feta limoni dhe majdanoz të shoqëruar me sallatë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: