Nga e hëna nisi mbajtja e historikut të aksidenteve automobilistike. Drejtuesit e automjeteve që në një vit kalendarik nuk përfshihen në asnjë aksident do të përfitojnë 5% ulje për tarifat e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve, ndërsa ata që përfshihen në aksidente, do të paguajnë policën 15% më shumë. Kjo është në vija të përgjithshme, skema që do të ndiqet për sigurimin e detyrën të automjeteve me hyrjen në fuqi të sistemit “bonus malus”. Drejtor i ‘Mbikëqyrjes së Tregjeve’ në AMF, Endri Kote, shprehet se historiku i aksidenteve ka bazë vjetore dhe çmimet e siguracioneve do të vendosen me bazë të kësaj metodologjia nga prilli i 2020.

“Mbas një viti, me shkaktimin e një aksidenti do të ketë një rritje me 15% të çmimit të policës dhe një ulje me 5% për ata drejtues që nuk kanë shkaktuar asnjë aksident”, tha Endri Kote, drejtor i ‘Mbikëqyrjes së Tregjeve’, AMF. Në bazë të kësaj formule, për një automjet me një motor prej 1600 kubikë, çmimi bazë i sigurimit është afro 18 mijë lekë në vit, nëse kryhen një aksident çmimi rritet në 20,700 lekë.

Kur je disa herë shkaktar, çmimi mund të dyfishohet duke shkuar deri në 36 mijë lekë. Gjithsej janë 19 klasa ku listohen përdoruesit e autoveturave dhe mikorbusëve. Secili e nis nga klasa e trembëdhjetë, ku është përcaktuar tarifa bazë. Ndërkohë nëse nuk je shkaktar aksidenti, mund të përfitosh deri në përgjysmim të tarifës. Përveç efektit ekonomik, AMF synon që të ulë numrin e aksidente dhe pasojave prej tyre me aplikimin e sistemit ‘bonus malus’”-thotë Kote. Nëse je shkaktar i një aksidenti, atëherë çmimi i policës së sigurimit të detyrueshëm do të rritet dhe e kundërta ndodh nëse nuk shkakton aksident. “Ka efekte sociale mjaft pozitive, pasi scic është konstatuar edhe në vendet e zhvilluar europiane në të cilat është aplikuar, ka sjelle një ulje të aksidenteve, pra duke rritur ndërgjegjësimin e publikut në drejtimin e automjetit së pasojave sociale në kujdesin e shëndetit të drejtuesve të automjetit dhe personave të tretë”, tha Endri Kote, drejtor i ‘Mbikëqyrjes së Tregjeve’, AMF në një intervistë për ‘TCH’. Akses në bazën e të dhënave të AMF me historikun e aksidenteve kanë të gjitha kompanitë e sigurimeve në vend. Nga ana tjetër, nga sistemi “bonus malus” janë të përjashtuar drejtuesit e motoçikletave, autobusëve, kaminonëve dhe makinerive bujqësore.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb