Ndërsa ishte duke lëvizur me makinën e tij, një grerëz e thumbon në shputë. Kjo gjë e bën të humbasë toruan sa shoferi i ri e humb kontrollin mbi makinën dhe devijon rrugën duke u përplasur në mbrojtëset anësore të rrugës.

Kjo ka ndodhur të premten në autostradën kantonale A22 në Liestal, Kantoni Baselland, shkruan sda.ch

Shoferi 26-vjeçar nuk ka pësuar lëndime shtesë (veç thumbimit të grerëzës) nga përplasja e makinës, bën të ditur policia kantonale, transmeton albin fo.ch. Ndërsa makinës i janë shkaktuar dëme të mëdha ashtu si dhe mburojës së rrugës.

Makina është hequr nga rruga, por derisa ka ndodhur kjo, rreth 45 minuta rruga ka qenë e bllokuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: