TIRANË – “News 24” disponon pamjet e arrestimit nga policia të një shoferi autobusi sot, në kryeqytet. I arrestuari Afrim Mici ishte i dehur në momentin që drejtonte autobusin e linjës Qëndër – Tufinë. Policia njoftoi se ai kishte konsumuar alkol në masën 0.58% dhe pas dy rasteve të përsëritura brenda ditës së sotme, është vendosur që kontrolle më të shpeshta të ushtrohen mbi drejtuesit e linjave.

arrestimi i shoferit

Po sot në mëngjes, një tjetër drejtues autobuzi i linjës së Kasharit u bë shkak i përplasjes së mjetit me autobusin e linjës së Kombinatit. Nga përplasja, tetë udhëtarë pësuan lëndime. Aksidenti ndodhi në afërsi të Shkollës Teknologjike.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb